Kanë vazhduar replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, lidhur me heqjen e simbolit të shqiponjës në hyrje të Tiranës.
Pas reagimit që bëri pak më herët Rama, Lulzim Basha në një postim të bërë në Twitter ka paralajmëruar se nesër PD do të publikojë fakte dhe dokumente lidhur me aferën që fshihet në projektin e rrugës së re, prishjes së banesave si dhe heqjen e simbolit të Shqiponjës.
“Kryehajduti për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare. Pse u hoq Shqiponja? Ç’aferë fshihet pas shkatërrimit të 300 shtëpive te Astiri? Nesër me fakte e dokumenta skema e hajdutërisë te Unaza e Re.”, ka shkruar Lulzim Basha në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post