Dy të rinj të moshave 24-vjeç në Greqi, janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kanë shkuar në një lokal me kartëmonedha false.
Mediat greke, bëjnë me dije se ata janë ulur në tavolinë, duke u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit.
Në momentin kur duhet të paguanin, ata i dhanë kamarierit tre kartëmonedha 50 euro me tregues të dukshëm se ishin false.
Drejtuesit e lokalit thirrën policinë, ndërsa të rinjtë u ndaluan me akuzën e mashtrimit, me anë të kartëmonedhës së falsifikuar.
Diskutime rreth kësaj post