Rrëzimi në rrethana ende të paqarta i helikopterit të Forcave Ajrore Shqiptare “EC 145” duke shkaktuar në radhë të parë humbjen e jetës së dy ushtarakëve, por edhe një dëm prej disa milionë euro shtetit shqiptar nuk është problemi i parë serioz, me të cilin përballët Shqipëria në shtate vite zbatimi marrëveshje blerjeje me francezët e “Eurocopter”.
Ka një mungesë të theksuar informacioni nga Ministria e Mbrojtes në lidhje me shkakun e vërtetë të rrëzimit të helikopterit që mori me vete edhe dy jetë ushtarakësh të devotshëm nëse aksidenti ishte për shkak të një gabimi njerëzor apo një defekti teknik. Nëse është e para, atëherë ka pak për të thënë tashmë që aksidenti ka ndodhur dhe nuk mund të kthehet pas, por nëse dy jetë shkuan përgjithmonë në ujërat e ftohta të Liqenit të Shkodrës për shkak të një problem teknik, atëherë kemi të bëjmë me një skandal të madh, i cili në shtete normale, sigurisht jo si ky i yni, do të kishte pasoja të mëdha për përgjegjësit.
Banorët e zonës rrëfejnë se para rënies së helikopterit në ujë është dëgjuar një shpërthim në ajër, ç’ka shton dyshimet për një defekt teknik. E nëse është kështu, situata është tepër e rendë dhe vihet në dyshim i gjithë funksionimi i sistemeve të kontrollit dhe siguria teknike e forcës ajrore pasi nuk kemi të bëjmë me një helicopter që shërben prej disa dekadash, por për një mjet të blerë në qese, i futur në shërbim vetëm katër muaj më parë.
Por, ky nuk është helikopteri i parë i kontraktuar nga Shqipëria tek kompania franceze Eurocopter që rrëzohet. Një tjetër helikopter, i të njëjtës kompani, por i modelit “Cougar” u rrëzua për shkak të një defekti teknik në Alpet franceze në vitin 2012 duke marrë jetën e gjashtë pjestarëve të ekuipazhit. Aksidenti ndodhi gjatë testeve të fundit teknike të helikopterit, i cili vetëm një ditë më pas do t’i dorëzohej Shqipërisë.
Nuk mbaron me kaq.
Kontrata e firmosur në vitin 2009 me kompaninë franceze “Eurocopter” për pesë helikopterë shumë rolësh është shoqëruar me mjaft probleme në zbatimin e saj me vonesa pagesash nga pala shqiptare dhe mos plotësim të klauzolave të saj nga kompania. Në verën e vitit 2013, kompania i dorëzoi shtetit shqiptar një helikopterin e tretë “Cougar”, kësaj radhe të tipit “AS 532 Medevak”, i cili mundëson edhe shërbimin mjekësor në bord.
Oficerët përgjegjës në Ministrinë e Mbrojtjes në atë periudhë nuk pranuan marrjen e helikopterit në dorëzim pasi konstatuan se kompania franceze nuk i ishte përmbajtur kontratës duke mos instaluar pajisjet që mundësojnë shërbimin shëndetësor në të, të cilat arrinin në një vlerë prej gati 800 mijë euro. Ky ngërç vonoi futjen e këtij helikopteri në shërbim për dy muaj duke ngrënë njëkohësisht edhe “kokën” e dy ofierëve që kundërshtuan marrjen në dorëzim ndërkohë që kompania franceze nuk kishte përmbushur kushtet e kontratës, për të cilën kishte rënë dakord me shtetin shqiptar.
Aksidenti i sotëm në Shkodër ëshë i fundit i një serie skandalesh që kanë shoqëruar blerjen e këtyre helikopterëve nga Franca me një bilanc prej tetë jetësh të humbura dhe miliona euro dëme për shtatë vite.
Marrë nga Albeu
Diskutime rreth kësaj post