Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur mbërritjen në Shqipëri të 2 helikopterëve ushtarakë amerikanë Black Hawk që do të jenë në përdorim nga Forcat e Armatosura Shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky investim i rëndësishëm është në bashkëpunim me partnerin strategjik, SHBA-në.
“Kanë mbërritur helikopterët e parë Black Hawk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, ShBA duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post