Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi.
Prej spektaklit të së martës, në pjesën më të madhe të kohës, Juli, Egla, Romeo, Heidi, Meritoni dhe Franceska janë munduar të jenë të qetë, duke mos agravuar me debatet e tyre.
Teksa kanë qenë të gjithë në oborr, Heidit i ishte dhënë një mision, sipas të cilit, duhet të bindte banorët të bënin gëzuar me “Coca Cola”.
Teksa ka bërë gëzuar me Romeon dhe Julin, Heidi i ka kërkuar edhe Meritonit që t’i bashkohet, i cili fillimisht ka nguruar. Pas tyre ka qenë Franceska ajo që i është afruar treshes, duke bërë gëzuar të gjithë së bashku.
Në këtë mision, Heidi ka mundur të bashkojë edhe Meritonin së bashku me Eglës, duke mbledhur të 6 banorët për t’ja bërë gëzuar dhe si pasojë ka realizuar me sukses këtë mision.
Diskutime rreth kësaj post