Më 5 tetor u hapën aplikimet për Lotarinë Amerikanë në Shqipëri. Aplikimet do të jenë të hapur deri më 10 nëntor, por jo të gjithë dinë sesi t’i ndjekin hapat e regjistrimit në mënyrën e duhur. Jo rrallë herë ndodh që qytetarë të ndryshëm të ofrojnë si shërbim hedhjen e lotarisë amerikane kundrejt pagesës.
Kjo ka bërë që Ambasada Amerikane në Shqipëri t’i kujtojë qytetarët që për të aplikuar për Programin e Vizave të Diversitetit nuk nevojitet asnjë lloj pagese.
Postimi i ambasadës:
“Po regjistroheni për Lotarinë Amerikane? Ju duhet të përgatisni dhe të dërgoni aplikimin tuaj. Kini kujdes nga ata që duan t’ju ndihmojnë për para,” shkruhet në postimin e ambasadës.
Diskutime rreth kësaj post