Drejtuesit e automjeteve në Australi tani mund të përballen me një gjobë deri në 11,000 dollarë nëse kapen duke hedhur një cigare të ndezur nga makina e tyre.
Dënimi i ri, i cili hyri në fuqi të Premten në New South Wales, mund të zbatohet edhe për pasagjerët e automobilave nëse kapen duke hedhur cigare nga vetura.
Dënimi vjen mes zjarreve të Australisë që kanë përfshirë pjesë të Australisë.
Presidenti i Shoqatës së Shërbimeve të Zjarrit të New South Wales, Brian McDonough përshëndeti masën e qeverisë për të ndaluar hedhjen e cigareve. Më shumë se 200 njerëz u kapën duke hedhur cigare të ndezura nga automjeti i tyre në New South Wales në vitin 2019, sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë, transmeton Reporteri.net.
Dënimet e reja vlejnë edhe për pasagjerët, dhe gjithashtu përfshijnë edhe marrjen e 10 pikëve në patentën e shoferit.
Diskutime rreth kësaj post