Kryetari i Partisë Demokratike, ka zhvilluar pasditen e sotme një bshkëbisedim me të rinjtë e FRPD-së në qytetin e Beratit, ku ka folur edhe lidhur me banorët e “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.
Ai ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë, ndërsa mbështeti kauzën e qytetarëve, për të mos lejuar prishjen e banesave të tyre pas u dëmshpërblyer. Sipas tij, ajo që ndodh tek “Unaza e Re” nuk është e ndryshme me atë që po u ndodh të rinjve, të cilët detyrohen të largohen nga vendi, apo sipërmarrësve, për shkak të taksave.
Të rinjtë i janë kërkuar kryedemokratit, ndërsa kanë kërkuar vëmendjen e politikës, pasi sipas tyre edhe nxënësit dhe studentët e ekselencës kërkojnë të largohen nga vendi, për shkak të kushteve në të cilat ndohet vendi.
Diskutime rreth kësaj post