Influencerja e njohur Hati Brika, në një intervistë ekskluzive për “Pushime on Top”, nga qendra më e re tregtare në jug, tregon se është e apasionuar pas detit.
“Kam një lidhje shumë të fortë me detin, më pëlqen dhe e ndiej veten shumë rehat. Jam goce nga Durrësi, këtu do më gjenit patjetër”, u shpreh ajo.
E pyetur se kush e solli me makinë, ajo si çdo herë nuk la pa përmendur bashkëshortin e saj, duke thënë: “Me ‘Porsche-in’ që e kam dhuratë nga Jashari i famshëm”.
E shumëkomentuar për jetën e saj luksoze, por edhe me aktivitete që nuk e pengojnë edhe pse e përkushtuar ndaj fesë ismale, ajo foli pak edhe për paragjykimet nga të tjerët.
“Në plazh shkoj me veshje apostafat, që uji thahet më shpejt, me veshje najloni. Nuk e kam problem, disa njerëz e shikojnë shumë të çuditshme dhe nuk i vë faj se nuk ka shumë në Shqipëri, por e shijoj më shumë se të tjerët ndoshta, por më pëlqen edhe kështu”, tregon Hati.
Diskutime rreth kësaj post