Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjendet këtë të hënë në Kosovë. Sipas mediave kosovare rsyeja që ish-presidenti ka lënë ambientet e qelisë në Hagë është marrja e lejes për të vizituar nënën e tij e cila ka shfaqur probleme shëndetësore së fundmi.
I shoqëruar nën masa të rrepta sugurie, Thaçi ka shkuar në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të së ëmës.
Bëhet e ditur se Thaçit i është lejuar të takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes, shkruan KlanKosova.
Nëna e ish-presidentit ka pasur në trajtim mjekësor në QKUK, ndërkohë tashmë ndodhet në banesën e saj ku po vijon marrjen e kujdesit të nevojshëm mjekësor.
Vizita e Thaçit është vetëm një ditë dhe ai pritet të kthehet sërish në qelitë e paraburgimit në Hagë gjatë pasdites.
Diskutime rreth kësaj post