Hashashi edhe për ata që e kanë për përdorim vetjak në gram, i shesh të sorrollaten në dyert e Gjykatave. Vetëm në Gjykatën e Tiranës mesatarisht çdo javë 15 persona dalin para trupave gjyqësore për veprën e “prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve nakrotike”. Kjo vlen për ata shtetas që kapen nga policia me doza të vogla dhe që deklarojnë se janë përdorues të hashashit.
Rasti i familjes Gjella, e tregon më së miri këtë fakt, ku bashkëshortja e Francesko Gjellës e raportoi atë në polici si përdorues hashashi. Gjatë kontrolleve, policia i sekuestroi 80 gramë hashash, sasi të cilën ai e justifikoi se e kishte gjetur rastësisht duke mbledhur kanaçe.
Për avokaten Antonela Lala, këta persona edhe pse e kanë për përdorim vetjak, sërisht i sheh në dyert e gjykatave. “Sot u paraqitën 6 përdorues, 2 prej tyre i kisha unë në mbrojtje. Pavarësisht se ata e kanë për përdorim vetjak dhe gjykata i lë në “detyrim paraqitje”, ata kthehen sërish për të njëjtën vepër penale”, thotë
“E vërtetoj që klientët e mi kanë qenë përdorues, pasi 7 gramë për 4 veta, që mund t’i bjerë as 2 gramë për përdorues”, thotë avokati Agron Gjedia.
Diskutime rreth kësaj post