Një sasi prej rreth 50 kilogramë lendë narkotike e llojit kanabis, u sekuestrua gjatë orëve të natës në tokën greke në pikën kufitare të Kakavijës.
Sipas policisë helene, lënda narkotike ishte e fshehur në disa vende të ndryshme në tavanët e brendshme të autobusit të linjës Sarandë-Athine, i markes Scania dhe targa të Sarandës.
Policia thotë se kishte informacion për mbërritjen e lëndës narkotike. Në pranga u vu drejtuesi i autobusit, një shtetas shqiptar nga Saranda.
Dëshmitarë okolarë i thanë Top Channelse drejtuesi i automjetit iu deklaroi agjenteve të antidrogës që e arrestuan se nuk kishte lidhje me ngarkesën e drogës, por nuk mundi të justifikojë sesi ajo ishte fshehur në tavanet e brendshme të mjetit.
Ai u prangos dhe do t’i dërgohet gjykatës së Janinës për masë sigurie. Udhëtarët u dërguan në destiancionin e tyre me një mjet tjetër të kompanisë.
Një ditë më parë autoritete shqiptare të pikës së Kakavijës, prangosën dy shoferë të një linje tjetër autobusësh nën akuzën e transportimit të lëndëve narkotike, pasi atyre iu gjet sasia prej 7.8 kg kanabis në tavanet e ajrimit të autobusit të linjës Tiranë-Athinë.
Diskutime rreth kësaj post