Këngëtari i njohur Sabiani, i ftuar në emisionin “Why Not”, ka treguar një histori që i ka ndodhur me Rita Latin, Artiola Toskën, Beharin dhe Ponin në Milano. Fluturimi i tyre u anulua për disa ditë për shkak të borës dhe të gjitha lekët që kishin fituar nga koncertit i harxhuan aty. Madje filluan të qanin sepse Sabiani dhe Rita kishin lënë vajzat vetë këtej.
Sabani: Na zuri një herë bora në Milano. Ka qenë Rita, Behari, Artiola, Poni, unë dhe sapo kishim mbaruar koncertin. Na çoi vëllai im në aeroportin e Malpensës. Po prisnim avionin por nuk po vinte. Po bine shumë borë dhe u anulluan të gjitha fluturimet. Shkuam në hotel, të nesërmen shkuam pra në aeroport. Pritëm avionin, prap na i shtynë udhëtimin. Ndejtëm 4 ditë në Milano, pastaj ato skenat dihen, filluam me të qarë të gjithë ne.
Roza Lati: Kush qau më shumë?
Sabiani: Rita qau sepse kishte vetëm vajzën. Thoshte “më raftë pika, kam lënë vajzën vetëm”. Ato lekët që fituam i lamë aty. Menduam se shpëtuam, por jo. Zbritëm në Romë dhe aty ngelëm. Rita të kishte merak ty se ishe adoleshente, ndërsa unë kisha merak Kejsin sepse ishte shumë e vogël. Mbaj mend që unë dhe Rita bridhnim nëpër dyqane për t’ju blerë juve dhurata.
Diskutime rreth kësaj post