Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, shprehet se Edi Rama kërkon që të heqë vëmendjen nga vjedhjet përmes “komedive idiote”, duke iu referuar videos së fundit të kryeministrit në Asamblenë e Përgjithshme të KiE me kreun e Kosovës, Albin Kurtin, ku i mbyll sytë këtij të fundit.
“Lerini komedite idiote te Rames, perqendrohuni te vjedhja e milionave, qe vazhdon! Edi Rama mund te puthet, te nduket, te ferkohet dhe te eksitohet, te vishet e te zhvishet sa here qe i duhet per te hequr vemendjen nga vjedhja e qindra miliona eurove. Ka dhjetra komente per gomarlleqet dhe skenat mizerabel te ketij kryeministri ordiner. Mbase te drejta komentet e indinjuara te qytetareve, analisteve dhe politikes. Por drama e vertete, qe kerkon te fshehe Rama me pornopolitiken e tij eshte krejt tjeter, eshte vjedhja e tij e pandalshme, e pashpirt dhe e pamase!!!”, shprehet ai.
Vasili shton më tej se “skandalet në çdo minutë nuk ndalen’.
“Po behet Tender me vlere rreth 20 milion euro per cfare? Per te monitoruar rrugën. Kur njerezit nuk mbyllin dot muajin per shkak te cmimeve keta tallen dhe vjedhin miliona per te shikuar rrugen me kamera. Pra Stambolli digjet dhe zuska krihet i thone kesaj.Vjedhja me naften gjithashtu nuk ndalet perdite dhe Bordi i Hajduteve u fut ne cdo minute thika pas shpine qytetareve dhe fryn e fryn xhepat e oligarkeve dhe kjo behet diten per diell.
Nderkohe qe pagesat dhjetra milione euro per inceneratoret, koncesionet e rruge me shumefishin e cmimit vazhdojne e vazhdojne pa u ndalur. Vazhdojne merren miliona euro borxhe te tjera thjesht per tu grabitur. Energjia eshte nje grope, qe gllaberin miliona dhe ku korrupsioni po arrin majat me te larta. Me pacipesine e hajduteve ordinere harxhojne miliona per propagande, per zyra luksi, per relaks dhe per cdo degjenerim rilindas te paimagjinueshem.
Denoncimi dhe protesta shume e forte, pa kompromis dhe e pandalshme. Kjo na duhet te gjitheve, familjeve tona dhe atdheut te perbashket, qe plackitet dhe shpopullohet e shkretohet nga kjo vjedhje mostruoze e Rames dhe bandes se tij”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post