Anëtarja e Lëvizjes Demokratike të Gruas, Edith Harxhi ka deklaruar se nga momenti që ka folur kunda Lulzim Bashës, është linçuar nga një nga zonjat që kanë marrë pjesë në përplasjen e sotme para selisë së Partisë Demokratike.
E ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Harxhi ka thënë se zonja e ka linçuar atë me urdhër të Bashës. Ajo gjithashtu kërkoi që Basha të mbante përgjegjësi për ngjarjen e sotme që ka ndodhur para selisë së PD-së.
“Eksperienca ime personale është që në momentin që unë kam dalë publikisht prej disa vitesh duke treguar se ku po shkonte partia dhe drejtimin e gabuar që Lulzim Basha i ka dhënë PD-së, unë kam pasur njërën nga zonjat që më ka sulmuar personalisht në mediat sociale, është një nga ato që është vazhdimisht në qafë të Bashës. Nuk mund të lincohen njerëzit në parti dhe askush. Mos justifikoni ngjarje të tilla se janë shumë të rënda. Unë jam një një nga njerëzit që jam linçuar dhe me urdhër nga Lulzim Basha. Për këtë duhet të mbajë përgjegjësi Basha se ishte në seli sot, duhet të dilte dhe të mbante përgjegjësi për atë që ndodhi. Nuk mund të vazhdohet me këtë lloj linçimi dhe ju të fshiheni pas fjalëve që janë zonja që kanë halle familjare”, tha Harxhi.
Diskutime rreth kësaj post