Drejtoresha e ISHP, Albana Fico deklaroi se dy nga pesë të infektuarit me COVID-19, që u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit janë nga Kavaja. Ata janë babë e bir, 80 vjeç dhe 42 vjeç. Kështu që hartës së përhapjes së koronavirusit në vendin tonë i është shtuar edhe Kavaja.
Ka qenë ky i fundit i cili është kthyer nga Italia disa ditë më parë dhe më pas është vetëkarantinuar në banesë. Ndërsa ditët e fundit ata kanë pasur simptoma, si temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje. Ata kanë telefonuar në nr.127 dhe u janë nënshtruar analizave të avancuara.
ISHP u ka bërë testin duke konstatuar se ishin pozitivë. Dy burrat ndodhen tani në Infektiv.
Harta e Shqiperise-rastet me COVID -19- 64 raste
Jane 5 raste të reja me COVID-19:
– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri
– Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja
Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:
• Tiranë 45 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 6 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetar
Jane shënuar deri tani dy raste humbje jete.
Diskutime rreth kësaj post