Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se duke filluar nga dita e nesërme në darkë, do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë.
Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli,Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni).
Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve./albeu
Diskutime rreth kësaj post