Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë pasditen e sotme me një deklaratë të jashtëzakonshme përmes së cilës iu ka bërë thirrje gjithë demokratëve që të marrin pjesë në Kuvendin që do të mbahet nesër në stadiumin ‘Air Albania’.
Një këshilli Berisha kishte ndër të tjera për edhe për delegatët: moti ky është, ndaj duhet të vishen trashë që jenë të përgatitur për çdo situatë.
Sapo mbaroi mesazhin drejtuar demokratëve, ish-kryeministri nisi të fliste me stafin, duke thënë se duhet ta përsërisnin dhe një herë.
“Ta bëjmë edhe një herë, se thashë vishuni trashë”, tha Berisha, pasi harroi që ishte në transmetim të drejtpërdrejtë. Sinjali u ndërpre dhe më pas u rikthye sërish, por ish-kryeministri ishte ende i hutuar. “Po tani ça të bëj?!”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post