Trupi i gjetur nga Zjarrfikësja në një apartament në Platia Attikis, ku kishte rënë zjarri, i përket gazetarit Antonis Chrysoulakis, i cili ishte redaktor policie në një gazetë vendase.
Sipas informacioneve të mediave fqinje, zjarri ka rënë në kuzhinën e banesës, edhe dyshohet se gazetari ka nisur të gatuajë por e ka zënë gjumi.
Zjarrfikësja është njoftuar në orën 08:00 për zjarrin në banesën e ndodhur në katin e parë, në rrugën Aigeos.
Kur zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje, kanë gjetur gazetarin të shtrirë në tokë, pa ndjenja.
E kanë larguar nga banesa dhe është marrë nga autoambulanca, e cila e ka dërguar në spital.
Megjithatë, ai fatkeqësisht kishte ndërruar jetë tashmë.
“Trupi i një burri u gjet në një banesë, brenda së cilës kishte shenja të dukshme zjarri të mëparshëm, i cili ishte shuar para mbërritjes së Shërbimit tonë, i cili u njoftua gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, në zonën e sheshit Atiki në bashkinë e Athinës.
Trupi i pajetë është pranuar nga autoambulanca e EKAV-së.
Për ngjarjen e mësipërme është duke u kryer hetim paraprak nga departamenti kompetent hetimor”, thuhet në informacionin përkatës nga Zjarrfikësja”.
Diskutime rreth kësaj post