Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kishte shkuar që të hiqte kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, por që e kishte nduar ish-Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Sandër Lleshaj. Haradinaj thotë se Lleshaj i kishte bërë me dije se po ta largonte atë kufi, Shqipëria do të humbte të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër vendet e BE-së.
“Me Shqipërinë duhet bashkëpunim konkret. Të ikim kësaj idesë që të shkojmë t’i bëjmë disa lajme me një takim. Kufiri do të mbetet aty. A e dini pse nuk hiqet. Kam shkuar me bagera me hek, ka ardhur Sandër Lleshi më ka thënë të lutem kryeministër mos na bëjë këtë. E pyeta pse? Sepse më tha se na ndalin liberalizimin dhe na ngujojnë përsëri. Nëse e do këtë atëherë vazhdo. Andaj ka mbetur ajo pikë kufitare aty”, tha Haradinaj në emisionin Pressing në T7.
Haradinaj shtoi tutje se me Shqipërinë duhet të lidhet marrëveshja e mbrojtjes së përbashkët.
“Kur kam dashur të dërgojë ushtrinë në Thumanë kur ndodhi tërmeti, vetëm unë e di sa dokumentet i kam nënshkruar dhe procedurat burokratike. Marrëveshje të përbashkët kanë edhe shtete krejt të ndryshme. Duhet t’i lëmë folkloret. Të punojmë që të bashkohem më shumë mes vete”, përfundoi ai.
Diskutime rreth kësaj post