Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sot për dialogun Kosovë-Serbi dhe qasjen e kryeministrit Albin Kurti.
Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se qasja e Kurtit ndaj Serbisë është e çuditshme.
“Qasja e Kurtit është e çuditshme ndaj Serbisë, ne fillim kemi pa një retorikë por tani i ka palu veshtë fort nuk po e kuptojmë pse, shqetësimin më të madh qe e kam është heqja e masave antidamping për blloqet e Serbisë”, – ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.
“Kryeministri e ka ngritjen e rasteve të vdekjes prej virusit, nuk e dëgjojmë kryeministrin duke e thënë një fjalë, duke shkuar në klinika, duke e mbajt një konferencë për shtyp. Këta janë të huptë nuk po merren me temën”, – ka thënë Haradinaj.
Diskutime rreth kësaj post