Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të raportojë sot në kuvend për ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, për të cilin janë hedhur dyshime se ka kryer krime lufte në Kosovë.
Në interpelancën e kërkuar nga grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryeministri Haradinaj do të informojë kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit Rikalo.
Në seancën pritet që të formohen edhe komisionet parlamentare, ndërsa në rend dite është edhe koha për deklarime jashtë rendit të ditës, koha për pyetje parlamentare,miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.
Diskutime rreth kësaj post