Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ka marrë mbështetjen e Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ai këto komente i bëri pas një takimi që zhvilloi me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer.
“Pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilët i nënshtrohen regjimit të vizave për të lëvizur në zonën Schengen.
Kryeministri Haradinaj, por edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë përmendur muajin qershor, si mundësi për heqjen e vizave.
Diskutime rreth kësaj post