Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës ka rrëfyer jetën e saj krah Ramushit. E ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Ftesë pa 5”, Anita zbuloi edhe një pasion të kryeministrit, atë për muzikën. Partnerja e Ramushit tregoi se ai këndon shumë herë sidomos në raste familjare.
Menjëherë më pas u shfaq një video e Haradinajt duke kënduar një këngë patrotike. “Shqipëri moj trime, të ka zili bota. Deti ti lan brigjet, maleti ti lan bora,”- janë vargjet e këngës që kishte zgjedhur Ramushi. Ky i fundit e pranoi hapur se kishte shumë dëshirë të këndonte por nuk shquhej për këtë gjë.
Video:
Diskutime rreth kësaj post