Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se Edi Rama ka qenë i angazhuar në projektin e ndarjes së Kosovës.
“Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama në opsionin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i njohur si shkëmbim i territoreve – por që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj, për Insajderin.
Haradinaj ka thënë se që në momentin kur Rama shpeshtoi takimet e vizitat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, prej atëherë ka nisur ideja për ndarjen e Kosovës.
“Zotëri Rama ka qenë i kyçur që në inicimin e kësaj mënyre të marrjes vesh, jo vetëm Kosovë-Serbi, por edhe një marrëveshje paqeje shqiptaro-serbe”, është shprehur Haradinaj.
Çmimi i kësaj marrëveshje do të ishte ndarja e Kosovës, ka thënë Haradinaj, teksa ka shtuar s esi e kjo ide ishte kundërshtuar nga vet ai si kryeministër, por edhe nga vendet e fuqishme të botës.
Diskutime rreth kësaj post