Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim jo formal me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, gjatë qëndrimit të tyre në New York
Haradinaj ka publikuar një foto dhe një status në rrjetet sociale, duke theksuar se gjatë bisedës u konfirmua vendosmëria e dy vendeve për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike.
“Kosova dhe Shqipëria janë në të njëjtin kurs të përcaktimit euro-atlantik dhe miqësisë së përhershme me Amerikën.
Në këtë frymë u zhvillua edhe agjenda e ngjeshur gjatë vizitës zyrtare në ShBA.
Në një takim rasti me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, rikonfirmuam se vendosmëria jonë për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike mbetet e palëkundur”– shkruan Hardianj teksa poston foton në facebook.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post