Mjeku Pëllumb Pipero ka folur për hapjen e shkollave, duke u shprehur se ky ishte vendimi më i mirë i mundshëm që mund të merrej, edhe pse prindërit dhe institucionet arsimore do të duhet të tregojnë kujdes.
“Vendimi i hapjes së shkollave është vendimi më i mirë i mundshëm. Dua të bëj një kujtesë edhe për autoritetet arsimore dhe prindërit që hapja e shkollave nuk do të thotë që s’kemi virus, por të gjithë duhet të kemi kujdes. Do t’i këshilloja prindërit që të jenë të kujdesshëm për fëmijët, t’i këshillojnë të lajnë duart dhe shkolla të krijojë kushtet e duhura.
Mësuesit duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe shkollat duhet doemos të kenë kudjes për mësuesit dhe të monitorojnë situatën e tyre shëndetësore. Hapja e shkollave duhet parë me optimizëm”, – tha Pipero.
Diskutime rreth kësaj post