Me anë të një konference për shtyp, presidenti Ilir Meta, ka reaguar dhe ka përshëndetur vendimin e Bashkimit Evropian për të nisur zyrtarisht procesin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Meta iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos bien pre e fushatave kundër integrimit, ndërsa iu drejtua me një thirrje të fortë edhe institucioneve, që të përmbushin pa vonesa të gjitha kushtet, që duhen, për të mbërritur sa më shpejt në destinacion.
“E sotmja është një ditë e shkëlqyer, një gur themeli për shqiptarët. Kjo tregon se rajoni jonë vazhdon të gëzojë mbështetjen evropiane. Ky është sinjal i qartë i mbështetjes. E sotmja është një ditë vendimtare për të ardhmen, një ditë kur duhet të ballafaqohemi me realitetin ashtu sic është. E vërteta është se kemi humbur shumë kohë. Kjo na zbulon të gjitha të metat, punët e bëra keq. Shqetësimet e Holandës, vërejtjet e Francës, apo të gjitha shqetësimet e shprehura në rezolutën e fundit të PE, tregojnë se transformimi kërkon punë. U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e fushatave që duan të minojnë rrugën tonë drejt BE-së. Rruga evropiane është e vetmja që garanton që shtëpia jonë e përbashkët të ketë atë begati, që qytetarët tanë e kërkojnë në Itali, Britani, Gjermani, etj. Iu bëj thirrje institucioneve të reflektojnë pa vonesë ndaj detyrave që kërkohen. Është në dorën tonë që ky proces të zgjasë 5, 30 apo më shumë vite”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post