Nuk kanë fund surprizat nga rinumërimi i votave të 25 prillit. Prej disa ditësh Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të rinumërojë 1/10 e votave në disa qarqe të vendit, ku rezultatet kanë qenë surprizë. Nga kutitë e para rezultonte se kandidatët e PS në Durrës i kishin vjedhur votat kryeministrit Edi Rama, ndërkohë nga të dhënat më të fundit rezulton se nuk kanë mbetur pas ish-kryeministri Berisha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Nga 323 qendra votimi të verifikuara rezulton se në Tiranë, Berishës i janë tjetërsuar 34 vota. Në këto kuti më 25 prill ai ka rezultuar me 718 vota, ndërsa tani ka shkuar në 752 vota. Po ashtu vota i janë marrë dhe Monika Kryemadhit në Tiranë. Sipas KQZ, Kryemadhi deri tani rezulton me minus 4 vota. Kryeministri Rama në Durrës ka humbur 11 vota, ndërkohë që bie në sy fakti se Kryedemokrati Basha ka më shumë vota se sa i takojnë. Deri tani ai rezulton me 26 vota më tepër.
Duke marrë të dhënat e KQZ, gazeta ka bërë një listë me emrat që kanë tjetërsuar votat dhe ata që kanë mbetur të grabitur. Ajo që bie në sy është se pasi u mbyll numërimi i votave për partitë, kandidatët kanë futur në lojë komisionerët për të shtuar votat në emrat e tyre, mirëpo KQZ ka zbuluar skandalin. Nga radhët e PS renditja është kjo: Eduard Shalsi, 80 vota tepër; Ylli Shehu, 46 vota tepër; Saimir Hasalla, 25 vota tepër; Taulant Balla, 25 vota tepër; Rrahman Rraja, 19vota tepër ; Elisa Spiropali, 18 vota tepër ; Toni Gogu, 9 vota tepër. Nga radhët e PD është kjo renditje: Lefter Gështenja, 116 vota tepër; Zef Hila, 104 vota tepër; Lediana Fratari, 47 vota tepër; Orjela Nebijaj. 30 vota tepër; Lulzim Basha, 26 vota tepër; Isuf Çelaj, 21 vota tepër; Agron Gjekmarkaj, 18 vota tepër; Agron Shehaj, 17 vota tepër; Lindita Metaliaj, 14 vota tepër; Gazment Bardhi, 10 vota tepër.
Gazeta ka bërë dhe një renditje të deputetëve apo kandidatëve që u janë vjedhur më shumë vota. Nga PD rezultojnë më të grabiturit: Mark Marku, i janë vjedhur 38 vota; Helidon Bushati, i janë vjedhur 36 vota; Sali Berisha, i janë vjedhur 34 vota; Flamur Hoxha, i janë vjedhur 19 vota; Alfred Rushaj, i janë vjedhur 17 vota; Flamur Noka, i janë vjedhur 15 vota. Ndërsa nga PS rezultojnë: Fatmir Xhafaj, i janë vjedhur 60 vota; Belinda Balluku, i janë vjedhur 36 vota;
Gerta Duraku, i janë vjedhur 26 vota; Benet Beci, i janë vjedhur 20 vota; Xhemal Qefalia, i janë vjedhur 18 vota; Edona Bilali, i janë vjedhur 15 vota; Luljeta Bozo, i janë vjedhur 13 vota; Edi Rama, i janë vjedhur 11 vota. Ndërsa nga LSI: Agron Çela, i janë vjedhur, 23 vota; Monika Kryemadhi, i janë vjedhur 5 vota. Ndërkohë mësohet se KQZ po përgatit një padi penale për të gjithë komisionerët që kanë tjetërsuar votat. Sapo të mbyllet numërimi ata do të shkojnë për ndjekje penale.
Emrat që kanë dalë me vota më tepër se në 25 prill:
PS
1. Eduard Shalsi, 80 vota tepër
2. Ylli Shehu, 46 vota tepër
3. Saimir Hasalla, 25 vota tepër
4. Taulant Balla, 25 vota tepër
5. Rrahman Rraja, 19vota tepër
6. Elisa Spiropali, 18 vota tepër
7. Toni Gogu, 9 vota tepër
PD
1. Lefter Gështenja, 116 vota tepër
2. Zef Hila, 104 vota tepër
3. Lediana Fratari, 47 vota tepër
4. Orjela Nebijaj. 30 vota tepër
5. Lulzim Basha, 26 vota tepër
6. Isuf Çelaj, 21 vota tepër
7. Agron Gjekmarkaj, 18 vota tepër
8. Agron Shehaj, 17 vota tepër
9. Lindita Metaliaj, 14 vota tepër
10. Gazment Bardhi, 10 vota tepër
Emrat që u janë vjedhur më shumë vota
PD
Mark Marku, i janë vjedhur 38 vota
Helidon Bushati, i janë vjedhur 36 vota
Sali Berisha, i janë vjedhur 34 vota
Flamur Hoxha, i janë vjedhur 19 vota
Alfred Rushaj, i janë vjedhur 17 vota
Flamur Noka, i janë vjedhur 15 vota
PS
Fatmir Xhafaj, i janë vjedhur 60 vota
Belinda Balluku, i janë vjedhur 36 vota
Gerta Duraku, i janë vjedhur 26 vota
Benet Beci, i janë vjedhur 20 vota
Xhemal Qefalia, i janë vjedhur 18 vota
Edona Bilali, i janë vjedhur 15 vota
Luljeta Bozo, i janë vjedhur 13 vota
Edi Rama, i janë vjedhur 11 vota
LSI
Agron Çela, i janë vjedhur, 23 vota
Monika Kryemadhi, i janë vjedhur 5 vota
Diskutime rreth kësaj post