Endrit Hoxha, zv.ministër i Arsimit në një dalje publike në ReportTV kundërshtoi konstatimin e gazetarit se që në fillim të vitit janë hapur bastet sportive.
“Ligji akoma nuk ka kaluar në parlament. Ministria e Financave po punon akoma mbi draftin. Kështu që duhet të presim ca përpara se të themi se kjo gjë ka marrë formë” tha zv.ministri i cili ndër të tjera tha se buxhetet e tanishme për sportin, në mos “janë qesharake” sipas tij, janë të pamjaftueshme.
“Eshtë një iniciativë e madhe. Të gjithë e dimë se bastet janë luajtur deri tani, online, në mënyrë joligjore. Dhe me ligjin e ri, mos mendoni se do të hapen sërish ato sallat e lojrave. Jo, do të rregullohen bastet online, dhe të ardhurat që do të vijnë prej tyre, do të shkojnë për sportin në përgjithësi, për infrastrukturën sportive” tha Endrit Hoxha në daljen publike paraditen e sotme.
“Draftimi i këtij ligji është i rëndësishëm që të ardhurat të vijnë ti kalojnë sportit, arsimit rinisë e kulturës. Hapja e basteve online dhe jo sallone ku mund të grumbullohen. Të gjithë të ardhurat do ti kalojnë sportit. Sesi do bëhet, jemi duke punuar me draftin. Do të jenë për infrastrukturë sportive. Këto buxhete sdo doja të thosha që janë qesharake, por janë të pamjaftueshme” tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post