Është hapur zyrtarisht mesditën e kësaj të shtune, nënkalimi i autostradës Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas Kryeministri Edi Rama, ministrja Balluku dhe kreu i ARRSH kanë përshkruar në këmbë aksin dhe kanë parë nga afër punimet e realizuara.
Kjo rrugë duhet të hapej zyrtarisht në nëntor 2022, por duke qenë se punimet kanë ecur me ritme të shpejta, kantieri i hapur në rrethrrotullimin e TEG-ut, sot është i aksesueshëm për të gjithë drejtuesit e mjeteve, shkruan newsbomb.al.
Kryeministri, i kënaqur me punimet dhe përfundimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore, i ka përshëndetur me dorë shoferët.
“Hapet para afatit me një sistem të ri kalimesh një nga portat hyrëse dhe dalëse më të rëndësishme të kryeqytetit. Kjo vepër e re infrastrukturore çliron ngërçin e madh të krijuar nga rritja e ndjeshme e trafikut dhe garanton lëvizjen e pandërprerë të automjeteve në autostradën Tiranë – Elbasan, duke krijuar mundësinë për hyrje-dalje nga autostrada Tiranë–Elbasan për Unazën e Madhe të Tiranës, si edhe hyrje-dalje nga autostrada Tiranë–Elbasan për zonën e banuar në Kodrat e Saukut dhe fshatrat Baldushk e Petrelë”, shkruan Edi Rama.
Diskutime rreth kësaj post