Kuvendi i Shqipërisë ka hapur ditën e sotme garën për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të përkohshëm.
Kandidatët kanë katër ditë kohë për të dorëzuar dosjet e tyre për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Kryeprokurori i ri përkohshëm do të zëvendësojë Adriatik Llallën, të cilit i ka mbarruar zyrtarisht mandati më 7 dhjetor.
Report Tv mësoi se një ndër kushtet kryesore për të marrë këtë post është që prokurori duhet të ketë kaluar testin e Vettingut.
Çështja e kryeprokurorit të ri hapi një debat të gjerë politik ditët e fundit, në të cilin u përfshin dhe ndërkombëtarët.
Diskutime rreth kësaj post