Kryetari i PD-së Lulzim Basha është takuar me banorët në njësinë nr. 5 në Tiranë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.
“Kemi vend dhe rini të mrekullueshme na duhet vetëm një qeveri që të punojë për ju. Na duhet një qeveri që të punojë për ju dhe jo për vete. Në 25 prill do të bëjmë ndryshimin, a jeni gati?” u tha Basha disa të rinjve në një kafe ku qëndroi për disa minuta.
Gjatë ecjes në rrugë në këtë njësi, lideri i PD-së u ndal duke takuar edhe një grup studentësh. “Do të ketë një fokus financimi, e konfirmoi edhe komisionerja për dixhitalizimin dje, ndoshta ndoqët vetëm reagimet, por rëndësi kishte biseda, BE ka ndarë 26 mln euro për të trajnuar të rinjtë në fushën e teknologjisë së informacionit.
Do të trajtojmë 5-10 mijë të rinj në vit. Hapeni fjalën, jo vetëm mund por do të ndryshojnë dhe bëhuni pjesë e ndryshimit në 25 prill”- u tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post