Edi Rama ka shumë skeptikë edhe në mediat e tij sociale në lidhje me vendimin për të mbyllur pikat e basteve.
Së fundmi një komentues i ka shkruar Ramës në Facebook, ku i thotë se duhen hapur më shumë vende pune që njerëzit të largohen nga lotot.
Komentuesi shprehte këtë shqetësim:
“Hallall si e bërë, jeni i madh fare, po ik se lat nam ca i keni këto do lesh gjith kta njerëz pa pun jeni ne terezi ju apo jo???
Hap ore vende pune per ata qe lozin lloto e kazino qe mos te ken me mendje per atje. Ca esht kjo llogjik kemi gjysmit pa pun, hajt ti bëjmë gjithë pa pune,”– shkruan qytetari.
Rama vendosi që t’i përgjigjej pikërisht këtij qytetari dhe të shpjegoi më pas se kur do të mbyllen përfundimisht pikat e basteve.
“A e di sa janë punësuar nga janari në shtator? 26 mijë vetë, dhe për këta nuk ka një X po ka një emër e mbiemër në Republikën e Shqipërisë.
240 mijë është paga më e ulët sot në vend, marrin ata që s’kanë zanat dhe as kualifikim. Kush i ka këto, merr shumë më shumë. Qindra miliona euro në vit që i merren familjeve do i shkojnë ekonomisë shtëpiake, s’do i marrë lumi.
Kush ka dhënë me qera lokale bastesh e lojërash fati, do të adoptohet në një treg për konsumin, mos më shaj nëpër dhëmbë, por më ndiq me vëmendje.
Taska më e ulët në rajon nga janari, do të flasim me fakte shqip. Kumari është financimi i krimit në Shqipëri, edhe pse vumë rregull më shumë më parë, krijuam një sistem të ri kontrolli mbi lojërat e fatit. Është domosdoshmëri për Shqipërinë e sotme largimi i tyre.
DO doja ta bëja më parë sic e kisha premtuar, por s’mundja dot se rezistenca ishte e madhe. Në mandatin e parë kisha rezistencë si pasojë e koalicionit qeverisës.
E di që kam zhgënjyer shumë njerëz, por nuk munda dot, unë kam qenë më i mërzitur. Por këtë 31 dhjetor nuk do ndodhë. Këtë herë mundem. Se di çfarë do bëjë opozita të mbyllë biznesin që iu çanë dërrasat shqiptarëve.
Do i bëjmë dhuratë shumë familjeve që duan të shpëtojë pjesëtarët e tyre nga kjo sëmundje,” tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post