Shpallja “non grata” e Sali Berishës ka tronditur politikën shqiptare. Qëndrimi i Sekretarit Blinken ishte shumë i fortë, por në atë deklaratë ai e bën të qartë se kjo histori nuk mbyllet me kaq, pasi pas Berishës do e kenë radhën emra të tjerë.
Në qëndrimin e DASH ka edhe një deklaratë tjetër, e cila tregon se mund të kemi individë të tjerë që do shpallen “non grata”. Blinken shprehet se Berisha përdori qeverinë për të pasuruar veten, familjen dhe aleatët e tij politikë. Nëse kthehemi pas në kohë, aleati më i madh i Berishës në qeveri ishte Ilir Meta. Në vitin 2009 ata krijuan bashkë qeverinë dhe gjatë kësaj qeverisje ndodhën një sërë skandalesh, që nga videoja e famshme Meta-Prifti, afera e CEZ, afera CEZ-DIA dhe shumë të tjera. Pra, aleati më i madh që ka përfituar nga qeverisja e Berishës është padyshim Meta. DASH flet për pasuri. Nëse shohim pasurinë e Metës ajo është shumë e lartë. Pra duket se personi tjetër i rrezikuar është Meta.
Kjo ka bërë që qytetarët të dynden në rrjetin social të “Facebok-ut”, të Ilir Metës duke i kujtuar burgun dhe se Amerika nuk do ta lërë pa ndëshkuar. Ky reagim i ashpër erdhi se Presidenti Ilir Meta i doli sot në mbrojtje Sali Berishës. Qytetarët i kujtojnë Ilir Metës videon e Dritan Priftit dhe shkruajnë se skandalet e tij do ta fundosin pasi SHBA ka përgatitur Meta ndryshe nga herët e tjera që kujdesej qe të ruante vetëm komentet pozitive të tipit “suksese president”, këtë radhë komentet negative si duket kanë qenë të shumta.
Diskutime rreth kësaj post