Për herë të parë, ditën e dielë, lideri i opozitës, Lulzim Basha, tha me zë dhe me figurë nga çadra e protestës se nuk do të ketë veting. Duke bllokuar procesin e spastrimit të drejtësisë nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, në të njëjtën javë që nga Kuvendi do të formoheshin organet që do të realizojnë “vetingun”, PD po bllokon aktivisht të gjithë zbatimin e reformës në drejtësi.
Megjithatë, qëndrimi i Lulzim Bashës nuk është as i ri dhe as i papritur. Opozita, prej pothuajse dy vitesh, është duke u përpjekur të bojkotojë procesin me një pretekst ose një tjetër. Hap pas hapi, kjo është kronologjia e tentativave të dëshpëruara të PD-së, për ruajtjen me çdo kusht të kapjes që ajo gëzon mbi sistemin e drejtësisë.
Qershor 2015 – Ngrihet Komisioni Parlamentar për Reformën në Drejtësi. PD kërkon veto mbi draftin përfundimtar, kërkesë që cilësohet në kundërshtim me frymën e reformës nga qeveria, SHBA dhe BE. Si një mënyrë kompromisi, qeveria pranon kërkesën e demokratëve për përfaqësim të barabartë në komision (për shkak të këtij lëshimi, sot mazhoranca nuk formon dot shumicën në komisione, duke e pasur të pamundur të ecë përpara pa opozitën).
Nëntor 2015 – Publikohet progresraporti, në të cilin shkruhet se pas plotësimit të kushteve të tjera, reforma në drejtësi mbetet kushti i vetëm për Shqipërinë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit.
Janar 2016 – Me draftin e reformës në drejtësi të hartuar me asistencën e EURALIUS dhe OPDAT, dy organizma të specializuara të BE-së dhe SHBA-ve për ndryshimet ligjore, PD kushtëzon votën e saj me 11 amendamente, midis të cilëve një amandament që kërkon kuota për opozitën, për propozimin e kandidatëve të saj në institucionet e reja të drejtësisë. Kjo kërkesë u hodh poshtë nga partnerët ndërkombëtarë, me argumentin se mund të sjell një “kapje të re të drejtësisë nga gjyqtarë e prokurorë potencialisht të korruptuar”.
Janar 2016 – PD kërkon përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve me shumicë të cilësuar prej 2/3 të votave në Parlament, më shumë nga sa nevojiten për përzgjedhjen e Presidentit. Bazon këtë kërkesë në një interpretim të nenit 88 të Komisionit të Venecias, një komision ligjor i Këshillit të Europës që asistoi të gjitha palët në hartimin e reformës.
Shkurt 2016 – Komisioni i Venecias, duke iu referuar nenit 88 thotë se në draft opinionin përfundimtar nuk ka këshilluar asnjëherë atë që pretendon PD-ja.
Mars 2016 – Edi Paloka, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, për herë të parë kushtëzon votën e opozitës për reformën në drejtësi me “dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme”.
Mars 2016 – Presidenti i Komisionit Europian, Donald Tusk mbërrin në Tiranë për të pajtuar palët.
Prill 2016 – Kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini dhe zv-Sekretarja e Shtetit të SHBA-ve për çështjen Europiane, Victoria Nuland, mbërrijnë në Tiranë duke theksuar nevojën absolute për një kalim sa më të shpejtë të reformës në drejtësi.
Maj 2016 – PD sulmon partnerët ndërkombëtar, me Berishën që thotë në Parlament: “I respektojmë ndërkombëtarët, por nuk do të pranojmë kurrë të dorëzojmë sovranitetin në dorë të tyre”.
Qershor 2016 – Dështojnë edhe tryezat e bisedimit Rama-Basha. PD nuk tërhiqet nga kërkesa për shumicë të cilësuar. Ambasadori Lu thotë publikisht: “Mazhoranca ka pranuar të gjithë propozimet e BE-së dhe SHBA-ve, ndërsa kryetari i PD-së ka gjetur gjithmonë një justifikim për të refuzuar reformën”.
21 korrik 2016 – Dita që duhet të votohet reforma në Parlament. PD përsëri qëndron e vendosur për të mos votuar. Ambasadori Lu kërcënon: “Kush nuk voton reformën sot, të vijë nesër tek Ambasada të njihet me pasojat”. Pas një seance maratonë, reforma miratohet në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërm në mënyrë unanime. Miratohet i njëjti draft që ishte refuzuar më parë nga PD.
Shtator 2016 – PD çon ligjin e vetingut në Kushtetuese. Sipas saj, ligji për skartimin e prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar nuk është në përputhje me Kushtetutën.
Nëntor 2016 – Publikohet progresraporti, përshëndetet miratimi i reformës në drejtësi dhe theksohet se vetingu është kushti i vetëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Nëntor 2016 – Në një lëvizje të paprecedent, PD voton kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë, gjatë një seancë në Komisionin Europian.
Nëntor 2016 – Rama viziton Berlinin, ku takohet me Kancelaren Merkel. Gjermania thekson mbështetjen e saj për rrugën europiane të Shqipërisë, duke përsëritur se vetingu është kushti i vetëm për hapjen e negociatave.
Dhjetor 2016 – Gjykata Kushtetuese, pas konsultimit me Komisionin e Venecias, rrëzon kërkesën e PD-së për shpalljen e ligjit të vetingut anti-kushtetues.
2 shkurt 2017 – Basha shpall mbajtjen e një proteste në 18 shkurt, me qëllim “rrëzimin e qeverisë së korruptuar”.
18 shkurt 2017 – Mbahet protesta e opozitës. Basha deklaron ngritjen e një çadre përballë Kryeministrisë dhe shpall tërheqjen nga Parlamenti dhe nga të gjithë komisionet parlamentare.
27 shkurt 2017 – Basha thotë se “nuk do të ketë veting”, vetëm një ditë pas thirrjeve për luftë. PD kërkon qeveri teknike, vetëm 3 muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.
2 mars 2017 – Duhet të nisë zyrtarisht procesi i vetingut, me formimin e organeve të reja që duhet të votohen gjithashtu nga opozita./Lexo.al/
Diskutime rreth kësaj post