Hamasi kërkon që Izraeli të lirojë 1 mijë të burgosur palestinezë në këmbim të disa prej pengjeve izraelitë në duart e tyre.
Agjencia e lajmeve Reuters zbardhi propozimin për armëpushim në Gaza që Hamasi i paraqiti ndërmjetësuesve nga Lindja e Mesme dhe Shtetet e Bashkuara, ku ndër të tjera kërkohet që Izraeli të lirojë 100 palestinezë të dënuar me burgim të përjetshëm, që vuajnë dënimin në burgjet izraelite.
Hamas i propozon Izraelit se do i lirojë në këmbim një pjesë të pengjeve, të sëmurë, fëmijë, të moshuar dhe gra, përfshirë edhe ushtare.
Megjithatë, qeveria izraelite tha të Enjten se propozimi i Hamasit bazohen në kërkesa aspak realiste.
Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen të nxisin arritjen e armëpushimit në mes të muajit të shenjtë të Ramazanit për të shmangur shtimin e viktimave mes civilëve palestinezë dhe për të ulur vuajtjet duke zgjeruar operacionet e ndihmave humanitare.
Ndërsa, Izraeli nuk ka hequr dorë nga goditja përfundimtare e Hamasit përmes sulmit tokësor në Rafah, që sipas OKB-së do të shkaktojë katastrofë njerëzore.
Diskutime rreth kësaj post