Telashet nuk kanë të sosur për ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili.
Burime të prokurorisë së Dibrës thanë se pas skandalit seksual që pasoi me akuzën zyrtare për shpërdorim detyre, ndaj 57-vjeçarit kanë nisur hetimet me akuzën e pastrimit të parave.
Gjatë kontrolleve të llogarive dhe pronave të ish-zyrtarit, hetuesit kanë zbuluar pasuri të pajustifikuar për rrogën e një kryetari bashkie.
Kjo i ka vënë në dyshime prokurorët që kanë regjistruar procedimin e ri penal shkruan GSH.al .
Shukri Xhelili u bë “i njohur” pas publikimit të një skandali vitin e kaluar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku kryebashkiaku i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të punësimit. Fillimisht ai u arrestua, por u lirua në maj të 2016 për “arsye shëndetësore”.
I zgjedhuri i PS-së në këtë detyrë u shkarkua nga detyra nga kryeministri Rama.
Xhelili e ankimoi vendimin pa sukses.
Diskutime rreth kësaj post