Nga Kimete Berisha*
Mua po më interesonte ‘A ka WC në këtë çadër’. Ku e bëjnë nevojën e vogël (dhe larg qoftë nevojën e madhe, këta njerëz). Pastaj, po më interesonte ta pyes t’zotin e çadrës se ‘A më e vjetër është çadra a Liria’!
Çadra e mbron Lirinë nga Dielli, i bën hije Lirisë, ndërsa heronjtë e lirisë e kanë të ndaluar të pordhën brenda çadrës. Se, nëse çlirimtarët e prishin ajrin, pastaj Liria merr erë. Çadra do ta mbronte Lirinë edhe nga shiu (por këtu shi nuk po bjen).
Hyra në çadër, eca qosh më qosh, por ËC nuk pashë. Dola shpejt e shpejt pasi që protestuesit menjëherë ‘ja nisën me kiss-kiss’. Shanc e mirë m’i gjet edhe fatin, aty, me harxhin e lirisë.
Prej kur (dreqi e marrtë) protestuesit i ngucin femrat ‘rrugës së lirisë’!:) P.S. Kurrë në jetë s’kam parë ‘Liri’ më të shëmtuar, më të paajrosur, më të djersitur dhe më të palarë.
*Autorja është gazetare e njohur në Kosovë. Shkrimi është marrë nga adresa publike në Facebok.
Diskutime rreth kësaj post