Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri ka komentuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke thënë se qëllimi i 5 Qershorit është që të eliminohen partitë e vogla.
Valteri theksoi se gjithçka është bërë në konsensus të partive të mëdha opozitare (PD+LSI) dhe mazhorancës. Sipas Valterit, pas zgjedhjeve, njëra prej tyre do të bëjë konsensus me Ramën për të qëndruar në qeveri.
“Pse PD nuk ushtroi trysni për heqjen e 5 Qershorit. Përse nuk shkoi tek këta ndërkombëtarët që ishin garant për 5 Qershorin për heqjen e koalicioneve. Por është si dita për diell që kjo është marrëveshje mes 2 palëve për të eliminuar partitë e vogla që tentojnë të futen në parlament dhe për të siguruar mandatet matematikisht siç i kanë pasur gjithmonë dhe shumë shpejt do të shikoni që pas zgjedhjeve të 25 Prillit, një nga këto partitë opozitare do të bashkojë me Ramën për ta mbajtur në qeveri, këtu do jemi.” – tha Valteri.
Diskutime rreth kësaj post