Deputeti Halit Valteri replikoi ashpër sot në Kuvend me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn, teksa po diskutohej në lidhje me kompetencat e Policisë së Shtetit në zgjedhje.
Gjatë fjalës së tij Valteri tha se Lleshaj foli për rolin e ministrit të Rendit, ndërsa shtoi se ky emërtim ka qenë në kohën e regjimit për të cilin sipas tij është nostalgjik ministri.
“Dëgjova me vëmendje fjalimin e ministrit të Brendshëm. Ne s’kemi ministër Rendi, ai ishte në kohën e Enver Hoxhës. E di që keni nostalgji për atë sistem. Rasti i Dibrës tregon qartë se kupola e Policisë së Shtetit i jepte llogari Damian Gjiknurit për fushatë. I ke dosjet e përgjimit në sirtarë. Do tregoheshim hipokritë që qeveritë se kanë përdorur policinë në fushatë. Mua s’më pëlqen zoti Meta, por po i del fjala dhe po i jap të drejtë.”, tha Valteri.
Ndërkohë, ministri Lleshaj i është kundërpërgjigjur, duke shtuar se ka pasur raste të abuzimeve nga persona që veshin uniformën e policisë, por kjo sipas tij nuk mund t’i heqë kompetencat e forcave të rendit nga monitorimi i zgjedhjeve.
“Megjithëse dolët për procedurë, u morët me përmbajte. Në ligjin që po diskutojmë flitet për ministrin përgjegjës për Rendin Publik. Sa i përket asaj që ka pasur raste se policia është përfshirë në punë të këqija, ka pasur. Por kjo s’do të thotë që mos ti japësh kompetenca policisë. Policia ka armë, dhe mund të ndodh që një polic të vrasë dikë pa të drejtë, Por kjo s’do të thotë që mos t’ja japim armën. Kjo s’do të thotë që dikush mos të mbajë përgjegjësi Heqja e kompetencën ose e detyrës së policisë për tu marrë me zgjedhjet, është absurde. Nga kush të drejtohet?! Policia drejtohet nga ligji, dhe jo nga ministri i Brendshëm. Ministri i Brendshëm nuk jep asnjë urdhër operacione për veprimtari të tilla.”, pohoi Lleshaj.
Diskutime rreth kësaj post