Ja një ilustrim në vetë të parë, i mënyrës sesi deputeti i PD-së Eduard Halimi, ish-ministër, ka bërë përpara në politikë.
Fotoja e fotoreporterit të DITA-s Klevis Janko, e bërë dje në sallën e Kuvendit, ka të bëjë me një komunikim në celular të Halimit, me një person të padeshifrueshëm.
Personi shkruan: “Po, Marrim po a na dëgjojnë… vetëm Ti shkruajm Bashës…”
Dhe Halimi i përgjigjet: “Po dërgoja dhe Bashës, dhe Berishës!!!”
Në këtë rast, duket që Halimi shfaqet si mik i mirë, pasi këshilla është domethënëse: Pse vetëm Bashës? Edhe Berishës more djalë. Se qingji, dmth Halimi i mirë pi dy nëna…
Diskutime rreth kësaj post