Albert Halilaj është kryetari i ri i bashkisë së Kuksit, duke marrë një fitore edhe më të thellë se ajo e Safet Gjicit. Entuziastët ngritën në ajër edhe Pandeli Majkon, i cili përballoi thuajse i vetëm këtë fushatë, në të cilën kandidati i Partisë Socialiste mori 13 mijë vota, krahas 7400 votave që mori rivali i vetëm nga opozita Emri Vata.
Dhe arsyet nuk mungonin, për socialistët të cilët në 14 maj, fituan me vetëm 2 mijë vota diferencë, ndërsa kjo e diellë prodhoi një avantazh edhe më të thellë, prej 5600 votash për mazhorancën.
Albert Halili mundi kështu jo vetëm kandidatin e Berishës, por edhe vetë Safet Gjicin.
Halili mori 1400 vota më shumë se sa paraardhësi i tij, i cili këtë proces e ka ndjekur nga televizorët e burgut, ku ndodhet prej 5 muajsh që nga publikimi i videoskandalit në zyrën e tij.
Për ABC News, kryetari i ri i bashkisë Kukës dha këto zotime.
Kuksianët, Edi Rama i falënderoi që në mëngjes, kur fitorja e PS-së dukej e pakthyeshme.
Kreu i qeverisë premton më shumë për Kuksin, teksa nuk u shfaq në këtë bashki asnjë ditë gjatë zhvillimit të kësaj fushate lokale të parakohshme.
Vendimi i parë i kryebashkiakut ishte ndalimi i tupanave dhe spostimi i festimeve të fitores në një ditë tjetër.
Në një postim në Facebook, Halilaj thotë se është me Kosovën dhe përballë terroristëve.
Diskutime rreth kësaj post