Nga Fatjon Baze
Ditën e sotme Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë një tjetër vendim hakmarrës në drejtim të skuadrës së Partizanit.
Komisioni i disiplinës pranë këtij institucioni, vendosi që klubi i kuq të dënohet me katër ndeshje pa spektatorë për shkak të incidenteve që ndodhën në ndeshjen kundër Kukësit në stadiumin “Zeqir Ymeri”.
Absurditeti i këtij vendimi i cili është totalisht i qëllimshëm për të dëmtuar hapur Partizanin, është se klubi i Kukësit që ishte organizator i këtij takimi merr një dënim me gjobë, pra tifozat nuk i dënohet.
Dhe pse pamjet e pubilkuara tregojnë fare qartë që tifozat e Partizanit janë goditur me sende të forta nga jashtë stadiumit duke u provokuar, FSHF-ja ka bërë sërish “syrin qorr”, duke marrë një vendim aq qesherak, sa edhe tendicioz për të dënuar haptazi klubin e Partizanit.
Kjo pasi provokuesit dhe dhunuesit gjobiten, ndërsa viktimat dënohen.
Që FSHF-ja e bën qëllimisht këtë gjë, kjo nuk ka asnjë dyshim pasi me këtë penalizim Partizani do të detyrohet që në sfidën kundër Skëndërbeut një rivali direkt për titullin kampion të luhet pa tifozë, çka e favorizon hapur skuadrën e shokut “Duka”.
Një tjetër favorizim i hapur ndaj korçarëve të cilët janë mësuar që gjithmonë të fitojnë në tavolina dhe jo ndershmërisht në fushën e lojës.
Dhe në këtë vit kampionatit nuk i kanë shpëtuar tolerimet haptazi që po ndodhin, ku rasti më i fundit është sfida Tirana-Kukësi që verilindorët fituan lehtësisht për të marrë tre pikë në kampionat, ndërsa më pas vendosën që t’ia kthenin reston në Kupën e Shqipërisë ku u kualifikuan bardheblutë.
Një sfidë e cila është lënë mënjanë nga institucioni më i lartë në futbollin shqiptarë ku deri më tani nuk është marrë asnjë masë ndëshkuese.
Ajo që vihet re është se Partizani ka kohë që dënohet qëllimisht nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi është i vetmi klub që ka dal hapur kundër këtij institucioni, duke nisur që për abuzimet e fondit të solidaritetit të UEFA-s deri tek akuzat për arbitrat që kanë dëmtuar 15-herë kampionët e vendit.
Këto veprime që bëhen nga ana e FSHF-së që lidhen drejtpërdrejt me kreun e saj që ka lidhje të ngushta me presidentët e skuadrave, bën që ky futboll që shohim të jetë thejsht një teatër.
Tifozat e Partizanit por dhe të klubeve të tjera, si dhe dashamirës të futbollit të paster duhe të mblidhen para FSHF për të ndaluar këto padrejtësira, si dhe të bëjnë një peticion për largimin e të korruptuarve nga futbolli.
Sepse mirë që e kanë kriminalizuar këtë kampionat, ku vetë vendosni kush do dali kampion; kush do bieri nga Kategoria; kush do futet në Europë, por të paktën mos na largoni dhe atë pjesë të bukur të futbollit që janë tifozët!
Diskutime rreth kësaj post