Ministri i Brendshëm grek, Panos Skurletis ka firmosur shkresën e dytë brenda pak muajsh për heqjen e nënshtetësisë për disa prej zyrtarëve të Partisë Socialiste në Bashkinë e Himarës.
Burime pranë kësaj ministrie bëjnë me dije për Top Channel se nënshtësesia greke do t’u hiqet shtetasve që jetojnë jashtë vendit për veprime anti-greke.
Në këtë listë përfshihet kryetari i këshillit bashkiak të Himarës, Foti Karavela, krahu i djathtë i Gjergji Goros, kryetarit të Bashkisë së Himarës të cilit iu hoq shtetësia greke një muaj më parë.
Alek Marko, kryetari i fshatit Dhërmi, të cilit i hiqet nënshtetësia për shkak të ndihmës që, siç thuhet, ka dhënë në prishjen e kishës së Shën Thanasit.
Lista vazhdon me Harallamb Ruçi; Stefan Kokëdhima, kryetar i fshatit Qeparo; Kristos Kondilis, arsimtar i cili akuzohet se ka marrë pjesë në prishjen e kishës në Dhërmi; Aleks Dede, shef i Zyrës së Urbanistikës së Himarës; Dhimitër Bifsha, banor i Dhërmiut që po ashtu akuzohet se ka ndihmuar në prishjen e kishës dhe se është bashkëpunëtor i shërbimit sekret shqiptar.
Në listë është dhe gazetari Aleksandër Çipa, kryetar i Lidhjes së Gazetarëve Shqiptarë. Çipa akuzohet se është një ndër gazetarët që shkruan kundër Greqisë dhe financohet nga fondacioni Gjylen.
Pritet që së shpejti Athina zyrtare të nxjerrë edhe një listë të tretë me anëtarë të Partisë Socialiste, për PBDNJ, të cilët ose kanë funksione shtetërore por që nuk po u shërbejnë interesave greke në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post