Nga Fatjon Baze
Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur një hakmarrje ndaj klubit të futbollit Partizani. Po t’i hedh një sy ndeshjeve të fundit dhe asaj që u zhvillua ditën e djeshme mes Partizanit dhe Kukësit, duket qartë qe arbitrat e këtij takimi kanë vendosur rezultatin e ndeshjes që përfundoi me rezultatin e pastër 0-0.
Gjyqtari i takimit Lorenc Jemini me veprimet e tij tendicoze të marra me urdhër nga shefat e tij i mohoi tre pikët Partizanit në këtë pëballje, duke anuluar një gol 100% të rregullt.
Po ti hedhësh një sy si fotos ashtu dhe videos më poshtë dallohet qartë që sulmuesi Ekuban është në pozicion mëse të rregullut, në vijë të drejtë më mbrojtësit e Kukësit, por që për gjyqtarët ishte në pozicion jashtë loje.
Këto veprime të arbitrave të FSHF-së nuk janë për herë të parë në dëm të Partizanit, pasi në derbi i njejti gjyqtar, Lorenc Jemini, i mohoi një tjetër penallti të pastër Partizanit si dhe lejoi në mënyrë të çuditshme një rast të pastër ofside në favor të skuadrës së Tiranës që për pak sa nuk shënoi, por që u prit nga ana e portierit Alban Hoxha.
Kjo është e paprecedent pasi këto veprime tendicioze të xhaketave të zeza të Federatës ndodhin sa herë që skuadra e Skëndërbeut humbet ose barazon. Të gjithë vendosen në dispozicion që rivalet e saj mos të fitojnë për ta kaluar në renditje.
Kjo hakmarrje e Federatës Shqiptare të Futbollit lidhet dhe me akzuat që Partizani ka ngritur se nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga Fondi i Solidaritetit që UEFA ja ka dhënë FSHF-së, për t’ia shpërndarë ekipeve për ndërtimin e akademive të futbollit.
Partizani është një nga klubet që e ka akuzuar hapur FSHF-në, duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e saj që e ka shpërndarë këtë fond, ku pak javë më parë vetë Federata ra në kontrakditë me deklaratat e saj për çështjen e fondit për Partizanin.
Pra, duket qartë që Federata ka nisur një hakmarrje ndaj Partizanit për ta penalizuar me të gjitha mjetet, por në rast se Duka e ka vendosur që korça të dalë sërish kampion sicc e ka vendosur këto vitetet e fundit duke trukuar ndeshje sipas raportit të publikuar nga UEFA, le ta thonë hapur që të paktën mos të shohim një futboll teatral siç kemi parë këto vitet e fundit ku kampioni ka qenë i përcaktuar!
Diskutime rreth kësaj post