Kryetari i PD Sali Berisha, ka njoftuar sot në një konferencë për mediat se Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë më kreu i Grupit Parlamentar të kësaj force politike, në nisje të sesionit të ri politik parlamentar.
Berisha ka deklaruar se drejtuesi i ri i grupit të deputetëve do te jetë deputeti i Elbasanit Luçiano Boçi. Ky i fundit është zgjedhur në ditët e para të rithemelimit të PD-së (2022) edhe si nënkryetar i Partisë, pasi është kusht që kreu i grupit të jetë dhe nënkryetar partie.
“Funksioni i kreut të Grupit Parlamentar do të kryhet nga Luçiano Boçi. Zhvillohen diskutime me të gjithë deputetët, proces i hapur për diskutime.
Boçi është de fakto dhe de jure kreu i grupit parlamentar. Edi Rama bën gjithçka kundër opozitës, por pa sukses. Treni ynë nuk do të ndalet, fiksojeni”, tha Berisha.
Tashmë, mbetet të shihet sesi do të vendosin deputetët e PD-së dhe Kryesia e Kuvendit, pasi më herët kur Berisha ka deklaruar se kishte shkarkuar Enkelejd Alibeajn, Lindita Nikolla i bëri të qartë se në bazë të dokumenteve kryetar grupi ishte zyrtarisht Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post