Lidhur me faktin se cilat ndryshime e presin PD, pas zhvillimeve të ditëve e orëve të fundit, Azgan Haklaj, ish-kryetar i PD-së në Tropojë, tha në MCN TV, se në këtë parti duhet të bëhet njëherë e mirë shkëputja nga e shkuara.
Sipas Haklajt, në këtë parti duhet bërë dekomunistizimi, dhe misioni i saj të jetë, shembja e korrupsionit në vend.
Deklarata e Haklajs:
“Unë i kam kërkuar Bashës, që të bëj depolitizimin e partisë, dekomunistizimin e partisë, dhe që PD të jetë një parti qe mision të ketë tani shembjen e korrupsionit në Shqipëri”, tha Haklaj.
Diskutime rreth kësaj post