Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social Facebook një mesazh të një qytetari, i cili denoncon AKSH-in se nuk ka në Shqipëri serverat e saj.
Sipas denoncimit në fjalë, dhe pse janë prokuruar 190 milionë euro nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, portali e-Albania u hakerua pak javë më parë dhe qytetarët nuk mund të kishin akses në shërbimet shtetërore.
Postimi i Berishës:
“Denoncon AKSH-in se nuk ka servera në vend! I ka marrë me qira jashtë vendi, gjithçka si të mbushin xhepat.
Të gjithë serverat e AKSH-it, përfshirë ato për e-Albania kanë qenë të gjithë në vende shumë të sigurta në Shqipëri.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Mgj Doktor. Te them nje gje te tmerrshme AKSHI nuk ka serverë por i ka me qera jashtë Shqipërisë. Krim
Te jap dhe një fakt si ka mundësi qe e-albania dhe kush ishte me te u bllokuan vetëm dhe tmerr 190 milion euro janë prokuruar nga AKSHI.
Te demonstroi AKSHI me prova ku janë serverat si janë kush i ruan.”-shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post