Menjëherë pas sulmit, sistemi TIMS në aeroportin e Rinasit dhe pikat kufitare në vendin tonë pushoi së funksionuari, ndërsa kryeministri Edi Rama njoftoi se kemi të bëjmë me një sulm nga Irani, i cili kishte sulmuar vendin tonë edhe në muajin Korrik.
Qeveria shqiptare ka deklaruar se gjithçka është nën kontroll dhe sulmi është zmbrapsur, por hakerat kanë publikuar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë të udhëtarëve që presin në radhë në pikat kufitare.
Kreu i qeverisë Edi Rama hodhi poshtë pretendimet në media duke thënë se vetëm qeveria nuk po gënjen në këtë situatë.
“Kjo s’është “Festë për kriminelët” po një festë tallavaje për ekrane e portale që s’duan t’ia dinë për publikun që i sheh e lexon, se për më shumë si psh për dinjitetin kombëtar është edhe gjynah t’iu kërkosh! Jo që s’po gënjen qeveria, po vetëm qeveria s’po gënjen në këtë mexhelis!”, shkruan Rama.
Ndërkohë dje ai tha se nga sulmi nuk ka pasur rrjedhje serioze të dhënash. “Sistemet e pikave kufitare janë në punë qysh prej mëngjesit të sotëm. Përtej ndjesisë së rëndë që krijon penetrimi në këto sisteme, njësoj si kur të hyjnë në shtëpi e të vjedhin, fakti është se agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash!”, theksoi kryeministri.
Diskutime rreth kësaj post